Vajza e Ukshin Hotit kritikon Albin Kurtin: E gjykove shkrimtarin pro Milloshevicit, por jo aktorin pro Putinit

Takimi i Albin Kurtit me aktorin francez Gerard Depardieu që është mik i Presidentit rus Vladimi Putin ka ngjallur reagime të shumëta, që pas publikimit të fotografisë ku shihen bashkë. Edhe Erleta Hoti, vajza e atdhetarit Ukshin Hoti ka reaguar duke ia kujtuar liderit të VV’së që nuk harroi të gjykojë kur iu nda çmimi një përkrahësi të Miloshevicit, ndërsa të rrijë me aktorin francez nuk i pengoi.

Hoti i ka kujtuar Kurtit gjithashtu edhe disa deklarata të aktorit francez, për Rusinë.

Ky është reagimi i saj në Facebook.

Albin Kurti & Gerard Depardie…The per fituesin e Nobel: shkrimtarin nuk mund ta gjykojme asesi si te pavarur prej fjales se vet. Po per aktorin francezo rus qe i ike taksave shteterore a vlen kjo?
Ja nga disa deklaratat e aktorit Gerard Depardie ne prill te vitit 2013, publikuar ne gazeten frenge “Le Monde”, qe zgjoi kritika edhe nga aktivistet politik rus: “Rusia eshte demokraci e madherishme dhe nuk eshte vend ku kryeministri e quan nje qytetar patetik”. Referuar kryeminisrit te asokohshem francez Ayrault, qe e ka cilesuar aktorin se eshte pjese e luftes rreth ngritjes se taksave.
“E dua presidentin rus Vladimir Putin dhe njendjat jane reciproke, lavdi Rusise”. Kurse per Francen thote se “nuk ka shprehje te lire te shtypit”. Mos rrafsh n’kurth te Edi Rames. Shendet!