Vajzat VIP që ishin të lidhura me partnerë problematik

Duket se fatkeqësisht në Shqipëri vajzat shqiptare të njohura në ekran kanë lidhje me njerëz të botës së kri*mit. Sigurisht këtu nuk përfshihen të gjitha, por rastet kanë ndodhur dhe nuk duhen harruar.

Jo më larg se ditën e sotme emri i njërës prej tyre është lakuar në media dhe bëhet fjalë për modelen e njohur shqiptare Kejvina Kthella.

Policia e Shtetit ka vënë në pranga Redian Rrajën, nipin e deputetit të PS për a*tentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Në polici është shoqëruar edhe moderatorja Kejvina Kthella në lidhje me këtë at*entat të ndodhur pak ditë më parë në Durrës.

Emri i modelës ka dal pas zbardhjes së përgjimeve të mesazheve dhe telefonatave me të arr*estuarin Redian Rraja.

Kejvina është e fundit në radhë.

Trejsi Sejdini i dashuri i saj aku*zohet për vr*asjen e Santiago Malkos dhe policia e ka shpallur në kërkim. Ata kanë sekuestruar edhe makinën luksoze të Trejsit që ka qenë në pronësi të Leonard Dukës makinë të cilën Treisi e mori dhuratë për ditëlindje.
Por Treisi nuk është as e para dhe as e fundit.

Edhe këngëtarja Elvana Gjata u përfshi vitin e kaluar në një ngjarje që u përfol shumë në vend. Bëhet fjalë për një v*rasje që ndodhi në Bllok ku u përfshi i fejuari i Elvanës Ervin Mataj. Ky i fundit nuk pranoi ak*uzë por për nje kohë të gjatë u tha se shkaku i sherrit ishte këngëtarja.

Edhe moderatorja Viola Spiro është vënë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave dhe opinionit public për shkak të ar*restimit të ish te dashurit të saj në Itali. Prej kohësh moderatorja s*eksi Viola Spiro ishte në një lidhje me Valentin Selajn i cili aku*zohet nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve nar*kotike. Në një shkrim të gazetës italiane La Nazione thuhet se Valentin Selaj ishte “Zoti i dro*gës” dhe kreu i një ba*nde mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte koka*inë nga Amerika në Firenze nëpërmjet Hollandës.