Valmir Aziri nga Liseci:”Tetova është e ngjyrosur BLU”

Valmir Aziri, Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, nga Malësia e Tetovës, nga Liseci, dha lajmin për zgjedhjet në Forumin Rinor të BDI-së, ku me vota dhe garë demokratike, u zgjodh në krye të rinisë së kësaj partie, z. Naim Ameti.

Naim Ameti, do t’i prij rinisë së Lisecit, brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, këtij forumi që afron të rinjtë dhe bën aktivitetin politik e partiak, te secila familje e Malësisë së Tetovës, për vizionin, të arriturat dhe sfidat që përcjellin shqiptarët, të drejtat e tyre por edhe proceset jetike për ta.

Forumi Rinor i BDI-së, është krahu i fuqishëm i organizimit politik, kudo jetojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke u zotuar për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, institucionalizimin e çështjeve jetike për shqiptarët, duke promovuar dhe mbrojtur ato të drejta.

Ja postimi i z. Valmir Aziri:

Naim Ameti, zgjidhet kryetar i KV të f. Lisec të Forumit Rinor të BDI-së, bashkë me rinin e Lisecit vëzhguam nga lart Tetovën dhe u siguruam që e gjithë Tetova ishte e ngjyrosur BLU