Valmir Aziri: Rinia e Porojit krenar, do të jenë forca shtytëse e uraganit të BDI-së

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, mori pjesë në procesin zgjedhor të Forumit të Rinisë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Poroj, ku u zgjodh edhe kryesia e re.

Rinia e këtij fshati krenar, do të jenë forca shtytëse e uraganit blu në këto zgjedhje, ka shkruar Valmir Aziri nëë rrjetin social.

Kryetar i Forumit Rinor të BDI-së, u zgjodh Jusuf Ismaili.

Ja postimi i z. Aziri në fb: Në Porojn e Mujdin Aliut, sot u rikonfirmua përkrahja e politikave fisnike të Bashkimit Demokratik për Integrim, rinia e këtij fshati krenar, do të jenë forca shtytëse e uraganit blu në këto zgjedhje 👊”