Valmir Aziri tregon disa nga masat e planit financiar që u miratuan në mbledhjen e qeverisë

DISA NGA MASAT E PLANIT FFINANCIAR TË MIRATUARA SOT NË MBLEDHJE TË QEVERISË
Nuk preken rrogat e administratës shtetërore dhe publike
Të gjithë funkcionerët dhe të emëruarit në nivel shtetëror dhe lokal do të marrin rrogë minimale prej 14.500 den për muajt prill dhe maj të vitit 2020
Përkrahje financiare për të prekurit nga kriza, subjektet juridike, punëdhënësit nga sektori privat për muajt Prill dhe Maj të vitit 2020, me vlerë të rrogës minimale (14,500 denarë në muaj) për punëtor.
Ndihmë për sportistët
Për të gjithë sportistët e punësuar në organizata sportive, qeveria do të siguroj rrogë minimale prej 15.500 den për muajin prill dhe maj.
Ndihmë për artistët
Për 141 artist të pamvarur do të sigurohet rrogë minimale për muajt prill dhe maj si dhe kontribute përmes Ministrisë së Kulturës.
Rrogë mujore për qytetarët që kanë ngel pa vend pune për shkak të krizës, në vlerë prej 50% të rrogës mesatare të punëtorit, në periudhë prej 6 muajsh.
Kryetarët dhe anëtarët e këshillave drejtues dhe këshillave mbikqyrës të institucioneve publike nuk do të marin kompensime gjatë periudhës së krizës.
Kujdes për personat në ekonominë joformale – Kompensim prej 7.000 denarë për shtëpi për persona pa angazhim punues ose persona që kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale.
Për personat që kanë mbetur pa angazhim ose kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale mundësojmë hyrje të shpejtë në sistemin e mbrojtjes sociale për muajt prill dhe maj. Ata do të marin mesatarisht nga 7.000 den për shtëpi/amvisëri.
Ndalohet ligji për përmbarim deri në fund të Qershorit. Suspendohet pra ndalohet ligji për përmbarim deri në fund të Qershorit. Përmbaruesit do të jenë të obliguar të ndalojnë të marin masa për çfarëdo veprimi përmbarues.
Shtyerja e kredive tek bankat
BPRMV e ndryshoi Vendimin për metodologjinë për menaxhimin me rizikun kreditor me qëllim të sjelljes së dispozitave të veçanta për shkak të zbutjes së pasojave nga virusi COVID-19.
Me qëllim të lehtësimit të zbatimit të aktiviteteve të miratuara me Vendimin, e cila u referohet bankave që të marrin aktivitete për shtyrje të pagesave, riprogramim dhe marrveshje në mes bankave dhe klientëve të tyre në kushte të krizës nga virusi COVID -19.