Valon Bela takon Tahir Hanin, ja detajet

Drejtori ekonomik pranë Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë Valon Bela ka realizuar takim pune me zv/sekretarin e Qeverisë dhe kryetarin e grupit ndër-resor për implementimin е Ligjit për gjuhën shqipe, Tahir Hani.

“Takimi kishte të bëj me interesimin e Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë për implementim sa më të gjerë dhe preciz të Ligjit për gjuhën shqipe. Falënderova z. Hani për bashkëpunimin, përgjigjet e tij dhe daljen në ndihmë të Klinikës sonë sa herë që është e nevojshme”, ka shkruar Bela.