VATRA DHE SHQIPTARO-AMERIKANËT KUNDËR MINI SHTETIT SERB NË KOSOVË

-DEKLARATË E KRYETARIT TË FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS “VATRA”-

Të nderuar bashkëkombas
Të dashur vatranë
Të nderuar shqiptaro-amerikanë
Në cilësinë e kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra dhe si shqiptaro-amerikan kundërshtoj me forcë krijimin e mini shteti serb në shtetin e pavarur të Kosovës. Të gjithë jemi të shqetësuar me tezën se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për çdo shqiptar kjo tezë është e papranueshme. Rrugëtimi i Kosovës drejtë paqes, zhvillimit e lirisë ka qenë i mundishmëm. Gjatë periudhës 20 vjeçare janë dhënë mendime të caktuara dhe qëndrime të ndryshme rreth zhvillime në Kosovën e pasluftës. Ka pasur edhe shtete etnike që kanë dhënë opinionet e tyre rreth bisedimeve intensive mes Kosovës e Serbisë dhe integrimin e Kosovës në familjen e madhe europiane. Të gjitha këto mendime rreth zhvillimit të shtetit të ri të Kosovës janë mirëpritur çdo herë nga lidershipi shqiptar në Prishtinë dhe Tiranë. Deklaratat nga Uashingtoni zyrtar janë përshëndetur e pranuar nga shqiptaro-amerikanët. Federata VATRA dhe shqiptaro-amerikanët kanë qenë gjithmonë në mbështetje të politikave të Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, Senatit dhe Departamentit të Shtetit Amerikan. VATRA dhe shqiptaro-amerikanët e kanë bërë të qartë se asnjehërë nuk do të lejohet që të kemi një “Bosnje” të dytë apo “mini serbi” në Kosovë. Ky është dhe mendim i shumicës absolute dhe i miqve proshqiptar në Shtëpinë e Bardhë, Kongres, Senat dhe Departamentin e Shtetit dhe institucione të tjera të shtetit amerikan. Ne do ti themi gjithmonë JO një minishteti serb në Kosovën e re që synon të integrohet në BE dhe të qëndrojë në miqësi të përjetshme me SHBA. Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike. Kosova nuk mund të themelojë asnjë Asociacion që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e vendit dhe aspiratat e popullit shqiptar në Kosovë.
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA
New York, 17 Qershor 2021

Per me shume Lexoni Diellin online….
E publikuan edhe …

VATRA DHE SHQIPTARO-AMERIKANËT KUNDËR MINI SHTETIT SERB NË KOSOVË

VATRA dhe Shqiptaro-Amerikanët kundër mini shtetit serb në Kosovë