Vatra u prit në takim të përzëmërt nga Kryetari i Prishtinës Përparim Rama

Delegacioni i Vatrës u takua me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama i cili dedikoi këtë shënim:
“Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”, sivjet shënoi plot 110 vjet të themelimit të saj nga Fan Noli e Faik Konica me qëllimin e mbrojtjes së interesave të popullit shqiptar.
Me Kryetarin e “Vatrës”, z. Elmi Berisha, i diskutuam me kënaqësi disa mundësi bashkëpunimi për ta fuqizu e zhvillu më tutje Kryeqytetin dhe për ta mbajtë të fortë lidhjen me “Vatrën” përmes të cilës do t’jemi gjithmonë afër shqiptarëve të 🇺🇸, përkrahja e të cilëve na ka përcjellë e do t’vazhdojë të na përcjellë gjatë gjithë jetës”.