Vazhdon anketa online për politikanen e dekadës së kaluar: Shkodrane Darshishta e para, Teuta Arifi e fundit

Në dekadën që lamë pas, ka pasur shumë femra që kanë shënuar skenën politike shqiptare në Maqedoni. Disa me më shumë sukses, e disa me më pak, kanë qëndruar në skenën politike, duke dhënë kontributin e vetë për çështjen shqiptare.
Gazeta Lajm në bashkëpunim me faqen e facebookut Lajm Tv ka vendosur të zhvillojë një anketë për zgjedhjen e politikanes më të suksesshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut në dekadën e kaluar pas. Në këtë anketë kemi përfshirë gjashtë kandidate, por ju në komentet tuaja mund të shtoni edhe ndonjë kandidate tjetër, që vlerësoni se është dashur të jetë pjesë e kësaj liste. Në 24 orët e para, prin bdinshëm Shkodrane Dardhishta, kurse Teuta Arifi është e fundit. Votuesit në komentet e tyre e përkrahin Dardhishëtn për shkak se ka qenë ish pjesëtare e UÇK-së, por nuk është i vogël numri i përkrahësve të saj që thonë se “Shkodrania është numër 1, por partia nuk i bën”. Ka edhe komentues të tillë që thonë se të gjitha kandidatet janë njësij dhe mendojnë vetëm ëpr interesin e tyre, e jo për interesin e qytetarëve. Numër të madh të votuesve kanë edhe Arta To;i e Merale Uzeiri, kurse nuk është i vogël as numri i votuesve që vlerësojnë se Ermira Mehmeti duhet të kthehet në skenën politike, edhe pse tani një kohë të gjatë ajo është jashtë politikës. Në vazhdim emrat e kandidatëve, për të cilat mund të votoni në Lajm Tv në facebook.
1. Teuta Arifi, zëvendës kryeministre për eurointegrime në qeverinë e Nikolla Gruevskit, nënkryetare e BDI-së dhe aktualisht kryetare e Tetovës
2. Ermira Mehmeti, ish zëdhënëse dhe deputete e BDI-së
3. Merale Ferati – Uzeiri – deputete e PDSH-së
4. Flora Kadriu-ish deputete e PDSH-së dhe DR-së, dhe ish këshilltare e presidentit të Maqedonisë
5. Arta Toçi- Deputete e Aleancës për Shqiptarët
6. Shkodrane Dardhishta-ish pjesëtare e UÇK-së dhe ish deputete e BDI-së