Vazhdon bashkëpunimi i mirë me Mbretërinë e Spanjës në fushën e mjedisit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës ET Emilio Lorenzo Serra të shoqëruar nga përfaqësuesit e Zyrës për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare.
Ambasadori Serra uroi Ministrin Nuredini për emërimin si Ministër dhe i uroi punë të suksesshme në mandatin e ri.
Ministri falënderoi për mesazhin e urimit si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Spanjës për vendin tonë për realizimin e aspiratave Euro-Atlantike.

Në takimi u diskutua për çrregullimet e shkaktuara nga pandemia e virusit COVID-19 dhe nevojën për të përgatitur programe dhe masa për të kapërcyer krizën.
Lidhur me aktivitetet e MMJPH, Ministri Nuredini theksoi: “Po punojnë me një ritëm të përshpejtuar drejt përmbushjes së standardeve mjedisore evropiane përmes harmonizimit të legjislacionit kombëtar, zbatimit të parimeve të Traktatit të Gjelbër të BE dhe konventave ndërkombëtare”.
Për të intensifikuar dhe forcuar bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve në fushën e mjedisit, përfaqësuesit e Zyrës për Çështje Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës së Mbretërisë së Spanjës prezantuan përvojat spanjolle dhe mundësitë e investimeve në këtë fushë. Fokusi ishte bashkëpunimi i mundshëm në fushën e menaxhimit të ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave, sigurimin e ujit të pijshëm të pastër.