Vdes 72 vjeçari në një motel në Gjilan, ishte me një femër (DETAJE)

Motelet jo gjithmonë dalin të jenë vende qejfi për kosovarët. Në to viteve të fundit shumë persona edhe po e japin jetën. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Gjilan. Bëhet fjalë për një 72-vjecar i cili ka vdekur në dhomën e motelit. Rastin për Express e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjilanit. I moshuari kishte shkuar në motel me një grua. Por ajo ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia po e kërkn atë.

E i moshuari në orët e para të mesditës së djeshme kishte shkuar në motel me këtë grua. Ajo është kapur nga kamerat e motelit teksa ka dalë e vetme nga aty. Pas disa minutave zyrtarët e motelit në fjalë kishin shkuar për të parë se çfarë kishte ndodhur me të. E kishin lajmëruar policinë dhe ekipet tjera të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

E detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72 vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit për Periskopin.

Dyshohet se viktima është gjetur pa shenja jete në një dhomë të një moteli në të cilën ndodhej edhe një femër.