Veprimtarët e mirënjohur urojnë Reisul Ulemanë

Të martën, më 23.06.2020 i prita në kabinetin tim Zv. Drejtorin e SHA Elektranat e Maqedonisë (ELEM), z. Fatmir Limani dhe themeluesin e OJQ Lulet e Malësisë z. Luan Veliu, të cilët më uruan për postin e ri dhe më dëshiruan shëndet e sukses në udhëheqjen e Institucionit Fetar Islam.
I falënderova dhe i njoftova nga afër mysafirët e çmuar me ndryshimet e ndodhura në BFI, si dhe për vizionin dhe rrugën në të cilën do të hapërojë ky institucion në të ardhmen.
E çmoj lartë këtë vizitë duke marrë parasysh veprimtarinë e mirënjohur të tyre në ngritjen e vetëdijes kombëtarë të popullit dhe më gjerë. Zoti i bekoftë me të mirat e Tij.