Veprimtari i shquar Gjuraj: Të identifikohen dhe denohen kriminelët serbë për dhunën

Veprimtari i shquar i çështjes shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mhill Gjuraj, mori pjesë në demonstratën para Ambasadës së Serbisë, duke kërkuar identifikimin dhe dënimin e kriminelëve serbë, të cilët kryen dhunime në Kosovë.

Në protestë, morën pjesë numër i madh nga komuniteti shqiptaro-amerikanë, Ambasadori William Walker, Vasfije Krasniqi-Goodman, Feride Rushiti, Elvana Shala e shumë veprimtarë të tjerë, ku denoncuan për mbi 70 mijë dhunime nga regjimi serb në vendet e Ballkanit, në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje.

Pas demonstratës, veprimtari i shquar, Mhill Gjuraj, në rrjetin social, ka shkruar:

Ishte kënaqësi të jem pjesë e protesrës se sotme, ne kuadër të fushatës “Të kërkojmë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale”, duke i bër thirrje Serbisë për të identifikuar kryesit e krimeve të tmerrshme. Isha I nderuar që bashkë me komunitetin shqiptare-amerikan, të takoj edhe Ambasadoren e Vullnetit të mirë pēr Kosovēn, znj. Elvana Shala, e cila ishte pjesëmarrëse në këtë protestë, e cila u mbajtë para Konsullatës së Serbisë. Po ashtu falënderoj për pjesëmarrje edhe znj.Vasfije Krasniqi, znj. Feride Rushitin dhe pjesëmarrëset tjera.