Veseli, i vetmi lider që përfshihet në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Në takimet e ndryshme elektorale, kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, është parë që të mbaj shenjën dalluese të fjongos roz që është shenja simbolike e fushatës së vetëdijësimit të kancerit të gjirit.

Fillimi i tetorit nënkupton fillimin e Muajit të Vetëdijësimit të Kancerit të Gjirit që synon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje. Shiriti rozë është prej vitesh një simbol i njohur për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit.

Ky lloj kanceri është i dyti më i shpeshtë në popullatën e përgjithshme ndërsa tek gratë është më i shpeshtii duke prekur 1 në 8 femra. Një ndër arsyet përse bëhen aktivitete në tetor është që të shtohet informacioni për këtë lloj kanceri dhe gratë të bëjnë sa më shpesh mamografi sepse zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet mënyra më e mirë me luftu.