Vezë Sharri dhe Lecker ofrojnë shërbimin e porosive online për klientët e tyre

FURNIZOHU PREJ SHTËPISË!

Vezë Sharri & Lecker në kuadër të situatës së krijuar me masat e fundit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, ka ndërtuar një platformë të porosisë online për të gjithë gamën e produkteve të saj dhe në këtë formë do gjendet pranë qytetarëve për të plotësuar nevojat e tyre ushqimore pa dalë nga shtëpia përmes porosisë online. Qëndro në shtëpi, Vezë Sharri & Lecker vjen tek ti në këto ditë të vështira. Porosit shportën tënde ushqimore kudo që të ndodhesh. Bëni porosinë tuaj online deri në ora 11:00 dhe e njëjta do arrij në adresën tuaj deri në ora 15:00 po të njëjtën ditë. Porositë pas orës 11:00 dorëzohen ditën e nesërme. Për porosi na kontaktoni në: – Facebook; – E-mail info@vezesharri.com.mk dhe – SMS në numrin tonë 078 459 477 (Viber &Whatsapp) Dërgesa është 150 denarë, kurse për porositë mbi 500 denarë dërgesa është falas. Ky shërbim për momentin është i disponueshëm vetëm për komunën e Tetovës dhe Zhelinës. Për fshatrat malore të këtyre komunave dërgesa bëhet një herë në javë.