Viktima e parë nga COVID-19, Meta bën apelin e fortë

Viktima e parë nga COVID-19, Meta bën apelin e fortë
Viktima e parë nga COVID-19, Meta bën apelin e fortë
Publikuar 14:10 11 Mars, 2020
Mesditën e sotme u shënua viktima e parë nga koronavirusi në vend. 73 vjeçarja humbi jetën në spitalin e Durrësit dhe menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar Presidenti Ilir Meta.

Në një postim në facebook, Meta i shprehur ngushëllimet familjes dhe apelon qytetarët për të zbatuar me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19.

Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira!

Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!” shkruan Presidenti.