Vila: Ligji i ri për të punësuarit në administratë dhe në sektorin publik mundëson avancim korrekt dhe kushte më të mira pune

Drejtori i agjencisë shtetërore të angazhuar për investime të huaja, Arben Vila në facebook-un e tij ka publikuar një shkrim që i referohet ndryshimeve në Ligjin për të punësuarit në administratë dhe në sektorin publik.

Sipas Vilës, këto ndryshime janë bërë në të mirë të të punësuarve në administratë dhe në sektorin publik.

“Ashtu siç premtuam edhe dje, por edhe më herët, sot në Kuvend i ndryshuam ligjet për të punësuarit në administratë dhe në sektorin publik.

Këto ndryshime mundësojnë:

Njohje e diplomave të gjithë atyre administratorëve shtetërorë dhe publik, që janë punësuar me shkollë të mesme dhe ndërkohë kanë kanë kryer fakultet do tu pranohet arsimi universitar.

Rrogën do ta marrin sipas nivelit të arsimimit që e posedojnë aktualishisht.

Bëhet fjalë për të gjithë të punësuarit sipas këtyre dy ligjeve në pushtet qëndror dhe lokal, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, punë dhe politikë sociale, agjenci, fonde, institucione publike, etj.

Avancimet në vendet e punës nuk do të pengohet nga lëvizjet horizontale në vende të ndryshme pune”.