Vila luksoze e Admir Muratajt në periferi të Tiranës

Admir Murataj është personi që mbeti i vrarë në grabitjen e ndodhur dje brenda aeroportit ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet. Ai ishte arratisur në 2013-ën nga burgu në Greqi, ndërkohë në Shqipëri organizonte prej kohësh grabitje bankash.

Murataj kishte ndërtuar edhe një shtëpi luksoze në periferi të Tiranës. Vila që shihet në foto ndodhet në Fushë Prezë dhe Murataj ka jetuar aty bashkë me familjen deri në vitin 2015. Shtëpia është e rrethuar me kamera sigurie dhe aty nuk jeton prej kohësh njeri.

Admir Murataj dyshohet se ishte organizatori i vjedhjes së 10 milionë euro në Rinas. Ai mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, kur po përpiqej të arratisej. Gjithsesi, të shumta janë dyshimet se Murataj mund të jetë vrarë nga bashkëpunëtorët e tij, për të fshirë çdo gjurmë.