Virusi kinez, masa mbrojtëse në Aeroportin e Shkupit

mde

Ka shkuar në rreth 450 numri i të prekurve nga virusi Korona, i cili ditë më parë u shfaq në një qytet Kinez. Ndërsa tashmë 9 të tjerë kanë humbur jetën. Pos në Kinë, virusi është përhapur edhe në Korenë e Veriut dhe Tailandë, dhe në Amerikë. Shërbimet shëndetësore kineze kanë bërë thirrje që njerëzit as të mos shkojnë e as të mos dalin nga Vuhani- qyteti kinez i cili është epiqendra e këtij virusi.
“Mos shkoni në Vuhan. Dhe për ata që janë në Vuhan – ju lutemi mos e dilni nga qyteti”-tha Li Bin, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë.

Autoritetet vendore thanë se në Aeroportin e Shkupit do të vendosen materiale informative për të gjithë udhëtarët, e posaçërisht për ata që udhëtojnë drejt Kinës. Sipas tyre situata është nën kontroll dhe për momentin nuk ka vend për panikë si dhe për vendosje të masave të posaçme.