Virusi korona, Nuhiu: Rritet numri i fletëparaqitjeve për mosrespektim të rregullave!

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook njofton se është rritur numri i fletparaqitjeve për shkelje të nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal, respektivisht për bartje të sëmundjes ngjitëse si dhe për mosveprim sipas rregullave shëndetësore në periudhën e epidemisë.

“Ulet dukshëm lëvizja e qytetarëve në hyrje – daljet e vendit tonë.Sot pritet të mbyllet edhe aeroporti i Sofjes.Rritet numri i fletëparaqitjeve sipas nenit 205 dhe 206 te Kodit penal (për mosrespektim të masave shtetërore për virusin Corona).Policia ka shtuar masat e kontrollit”-shkruan Nuhiu.