Virusi mund të dëmtoj buxhetin deri në 1 miliard euro

Të ardhurat buxhetore për shkak të gjendjes me virusin korona do të bien nga 20 deri në 40 për qind, gjë që do të shkaktojë një vrimë në buxhet mes 700 milion dhe 1.3 miliardë euro, tha ministrja e financave.

Realizimi i të ardhurave këtë vit filloi mirë dhe ka qenë në përputhje me planin, thotë Angellovska. Sipas ministres, periudha më e vështirë për ekonominë do të jetë tremujori i dytë, respektivisht muajt që vijojnë prilli, maji dhe qershori, por nuk dihet as për dy tremujorët e tjerë pasi nuk dihet se kur do të fillojë rimëkëmbja.