Visar Ganiu:Promovimi i turizmit në Çarshinë e Vjetër!

Sot, me shumë etuziazëm dhe dëshirë realizuam takim të përbashkët me zejtarët dhe dhe pronarët e dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku për së afërmi u angazhuam të njoftojmë për aktivitetet kryesore , rrjedhën e tyre si dhe afatin kohorë për rrumbullaksimin e projektit i cili ka për qëllim promovimin e turzmit në Çarshinë e Vjetër.

Aktivitetet kryesore të projektit janë konservimi dhe sanimi i kalldërmës dhe dyqaneve, ndërrimi i vitrinave të dyqaneve si dhe promovimi digjital i trashëgimisë kulturore të Çarshisë.

Projekti është financuar nga BE menaxhuar nga Banka Botërore, Komuna e Çairit dhe Ministrina e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe implementohet poshatu nga Komuna e Çairit.