Vizitë në Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore nga veprimtarët e shquar

Pas një vizite në Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore, të cilën e udhëheq historiani Skënder Hasani, dejtuesi i Shoqatës “Lëvizja”, Luan Veliu, ka cekur se këtë institut të vyer e vizituan veprimtarët e shquar, Fazli Veliu dhe Sejdi Gega.

Gjatë kësaj vizite, z. Luan Veliu thekson se veprimtarët e shquar, autorët e librit “LPK-UÇK”, Fazli Veliu dhe Sejdi Gega dhuruan ekzemplar të këtij libri për institutin.

Ja postimi i z. Luan Veliu në fb:

Nëntorët e trimëris, lavdis, gjakut dhe fitoreve ndër shekuj.
Sot, patëm knaqësinë të pritemi në themelet ku ngjeshet meritueshëm dhe lavdishëm Historia e Kohës më të Re, të shqiptaris. Instituti për Trashegemi Kulturore dhe Shpirtërore, i udhëhequr nga brezi i historianit premtues, i cili është duke bërë “revolucionin” e kohës, për t’i falur vlerat e mirëfillta kulturës tonë.
U pritëm nga Skender Hasani dhe zonja e nderuar Valdeta Kasapi, e cila në marsin e vitit historik të shqiptarëve të kësaj ane, udhëhiqte lajmet në gjuhën shqipe në T.V.M. Kohë në të cilën Valdeta në formë revolti rrefuzoi të jepte lajmet e ndikuara se gjoja policia dhe ushtria sllavo-maqedonase ishin në epërsi, dhe sikurë kishin dëmtuar rëndë forcat çlirimtare të U.Ç Kombëtare.
Me këtë rast Valdete Kasapit i’u dhurua botimi “LPK-UÇK”, nga autorë:
Fazli Veliu dhe Sejdi Gega.
19 nëntor, 2019
Shkup
Luan Veliu