Vjen reagimi i Trump-it: Për sa kohë do jem President i SHBA, Irani …

SHBA
Presidenti i SHBA, Donald Trump, po mban një konferencë për shtyp para amerikanëve, pas sulmit me raketa të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak.Trump tha në një Twitter pak orë më parë se SHBA-të kishin ushtrinë më të fuqishme në botë.

“Për sa kohë do jem President i SHBA, Irani nuk do të ketë fuqi bërthamore. Asnjë amerikan nuk u dëmtua nga sulmet e regjimit iranian, nuk patëm viktima, të gjithë ushtarët tanë janë të sigurt. Dëme minimale u shkaktuan në bazat tona ushtarake. Forcat tona janë të përgatitura për gjithçka.

Një gjë e mirë për gjithë botën që asnjë amerikan nuk humbi, sepse u morën masat e duhura për të dërguar forca, pas paralajmërimeve. Kombet kanë toleruar sjelljen e Iranit, por ato ditë kanë përfunduar. Irani ka qenë sponsori kryesor i terrorizmit. Javën e kaluar morëm vendime decizive për të ndaluar një terrorist të pashpirt”, tha Trump.

Në fjalën e tij, në një konferencë për shtyp pas sulmit të Iranit ndaj dy bazave ushtarake amerikane, Trump kujtoi se si forcat e ushtrisë së SHBA shkatërruan 100% ISIS dhe eliminuan kreun e organizatës terroriste, Al Bagdat.

“Ne nuk duam ta përdorim ushtrinë, edhe pse e kemi aq të madhe. Forca ushtarake amerikane është më e mira kundër terrorist. Ne shkatërruam 100% të ISIS, vramë liderin e tij, Al Bagdad. Ai ishte një përbindësh. Dhjetëra-mijëra luftëtarë të ISIS janë vrarë. ISIS është një armik natyral i Iranit. Shkatërrimi i ISIS është e mirë edhe për Iranin dhe ne duhet të punojmë bashkë për këto prioritet.

Në fund të fjalës së tij, Presidenti i SHBA, Donald Turmp, i përcolli një mesazh popullit të Iranit, duke iu thënë “Ne duam që ju të keni një të ardhme të madhe, që e meritoni. Me prosperitet, me harmoni, me vendet e botës. SHBA janë gati të punojnë për paqen me të gjithë ata që e pranojnë”.