Vjosa Osmani zbulon takimin sekret të saj me Kurtin dhe Hazirin, pa Isa Mustafën

Vjosa Osmani, nënkryetarja e LDK’së, tashmë edhe kryeparlamentare e Kosovës, ka zbuluar një takim sekret mes saj bashkëpartiakut Lutfi Haziri, me Albin Kurtin, ku thotë se ky takim ishte edhe vendimtar për pajtueshmëri mes palëve, shkruan Gazeta Metro.

Osmani theksoi se në këtë takim mungoi i pari i partisë së saj Isa Mustafa, dhe ishte organizuar të enjtën, tri ditë para se të arrihet kolicioni me Vetëvendosjen.

“Kthesa ishte në një takim të përbashkët mes meje Lutfi Hazirit dhe prej VV-së ka qenë Besnik Bislimi dhe Albin Kurtin. Ky takim ka qenë të enjten për shkak se të dielën është arritur marrëveshja dhe në këtë takim ka qenë kthesa e madhe e kësaj marrëveshje”, ka thënë Osmani në KTV.
Ndërsa, Osmani nuk hezitoi t’i japë vetes meritat kryesore pë rarritjen e kësaj marrëveshjeje. Osmani thotë se të gjithë e din se askush nuk ka punuar më shumë sesa ajo për koalicionin.“Edhe LDK edhe nga LVV din fare mirë që askush nuk është munduar më me sinqeritet sesa unë të punojë për këtë koalicion. Këtë e din të dy paritë dhe madje më është thënë që po mundohesh së tepërmi sa që edhe po e dëmton”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se gjatë kohës së fundit nuk ka preferuar të flas për pengesat e koalicionit.

“Kam heshtur për shkak se kam dëshiruar të bëhet koalicioni dhe kur vërtetët e dëshiron e beson dhe dëshiron të punosh për një qëllim i caktuar dhe ndërkohë ki mospajtime të ndryshme me partnerin e mundshëm të koalicionit, duhet të veprosh siç duhet”, ka shtuar ajo.