Vlora Çitaku ka disa fjalë për politikanët serbë që përvetësojnë figurën e Skënderbeut

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka thënë se disa gazetarë e politikanë serbë që tentojnë të përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriot-Skënderbeut kanë mbetur end në mesjetë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Çitaku ka treguar se si një shkrim tjetër i saj rreth Skënderbeut merr ende reagime negative nga serbët.
“Një përkujtim i imi në rrjetin Tëitter për Skenderbeun vazhdon të marrë reagime çdo ditë nga llogari në gjuhën serbe. Sigurisht të gjitha fye*se. Janë përfshirë gazetarë e politikanë nga Serbia të cilët paftyrësisht përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriotit” ka shkruar ajo.