VMRO-DPMNE: Qeveria e LSDM-së dhe Filipçe nuk kanë bërë asgjë në lidhje me kujdesin shtëpiak dhe ndihmën e shpejtë

Qeveria e LSDM-së së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe për këto tre vjet tërësisht e kanë shkatërruar sistemin e shëndetësisë në vend.

Nuk kanë bërë asgjë në lidhje me kujdesin shtëpiak dhe ndihmën e shpejtë, ndërsa tani para zgjedhjeve vendosën të hidhen pas furnizimit me automjete të ambulancave, edhe pse ndihma e shpejtë posaçërisht në rajonin e Shkupit ishte e stërngarkuar.

Qytetarët nuk kanë marrë asgjë nga ajo që u është premtuar nga ana e LSDM-së para se të vijnë në pushtet.

Përveç vonesës së shërbimeve, shërbimet jopërkatëse për shkak largimit të personelit mjekësor, qytetarët nuk kanë marrë asgjë nga kjo qeveri.

Për tërë këtë LSDM-ja dhe Filipçe do të përgjigjen. Do të përgjigjen për humbjet, mashtrimet dhe krimin nga ana e tyre. Pas 12 prillit vijon ripërtëritja e Maqedonisë dhe përgjegjësi për “punën ” tyre.

SPONSORED CONTENTMgid