VMRO-DPMNE: Rinovim të shëndetësisë me katër qendra klinike të reja, pajisje të reja dhe paga më të larta të personelit mjekësor

Maqedonia do të drejtohet. VMRO-DPMNE-ja premton rinovim të Maqedonisë. Ne obligohemi në shumë punë, mund dhe përkushtim, me qëllim që Maqedonia të bëhet një vend modern dhe prosperitar, krah për krah me vendet e BE-së, thuhet në një kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Nga partia theksojnë se shëndetësia është një nga shtyllat kryesore të programit tonë.

– Ne premtojmë se do të punojmë në drejtim të krijimit të shëndetësisë moderne, me shërbime të majme dhe cilësore. Do të investojmë në spitale dhe pajisje, si dhe në potencialin njerëzor. Dinjiteti i mjekëve dhe punëtorëve mjekësorë duhet të rikthehet. Ne parashikojmë ndërtimin e katër Qendrave Klinike të reja: Qendra klinike Nënë Tereza, Qendra Кlinike Universitare “8 Shtatori”, e cila do të funksionojë nën ombrellën administrative të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, Qendra Klinike Universitare – Shtip dhe Qendra Klinike Universitare – Tetovë.

Mjekët dhe punonjësit e mjekësisë do të marrin paga 20% më të larta. Specializantët do të kenë një pagë të garantuar dhe turne të paguara, theksojnë nga VMRO-DPMNE. Ata thonë se do të angazhohen plotësisht për shëndetin pa letër, duke hequr recetat dhe duke ofruar shërbime vetëm me kartën e identitetit. -VMRO-DPMNE-ja ofron cilësi dhe rezultate të sigurta kurse LSDM-ja zvatje, krim dhe korrupsion.

LSDM dëshmoi se mund të kryejë vetëm më shumë krim, ata mund të bëjnë më shumë korrupsion dhe mund të na sjellin akoma më shumë humbje. Le t’i japim fund përkuljes së kurrizit. Drejtohu Maqedoni! Zgjidhn rinovimin, theksojnë nga partia.