VMRO nesër dorëzon propozim vendim për shpërndarje të parlamentit, zgjedhje të parakohëshme bashkë me ato presidenciale

VMRO duket se ka vendosur të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare bashkë me ato presidenciale, shkruan Zhurnal.mk

Në mbeldhjen e sotme që ka mbajtur komiteti qendrorë është marrë vendim që nesër deputetët e kësaj partie të dorëzojnë iniciativë për shëprndarje të parlamentit.

“Komiteti qendrorë i VMRO-së ka sjellë vendim për zgjedhje të parakohëshme, deputetët nesër do të dorëzojnë propozim vendim për shpërndarje të parlamentit dhe formim të qeverisë teknike për realizimin e zgjedhje të parakohëshme bashkë me ato presidenciale”, theksojnë kështu nga VMRO.