VOTA E BASHKUAR SHQIPTARE – LEVIZ EDHE SHARRIN!

Isa Ferizaj

Lexova dhe shijova nje ‘Thirrje’ prej nje zemre atdhetare te paster, shqiptare, nga gjoksi e pena e shqiptarit te madh atdhetar, Sokol Gashit. Çuditerisht ajo thirrje ne forme kushtrimi luftarak para nje beteje per jete a vdekje te nje pjese te kombit tim, perballe shpirtligesise e shovinizmit te shfrenuar joshqiptar ndaj shqiptareve autokton, ne Maqedonine e Veriut, m’u duk se po therriste e leshonte kushtrim luftarak KOMBI im, ndodhur ne nje cak historik shume te rendesishem per te!
A ka gje me te mrekullueshme sesa kur thirrja individuale e njeriut te vertete atdhetar shqiptar, njejtesohet me thirrjen – kushtrim te Atdheut tend, te Kombit tend, te historise tende e , te lavdise tende?!
Ne caqe historike percaktuese per fatet tone kombetare, eshte fat i bardhe e i madh qe nga gjiri i kombit gjallojne njerez kaq te medhenj, kaq te kthjellet, kaq mendjedrite e, kaq atdhetare, si autori i ‘THIRRJES’ qe lexova e, qe me mrekulloi e, qe kurrsesi nuk ben te mos merret parasyshe nga shqiptaret votues ne zgjedhjet qe po u afrojne, ne Maqedonine e Veriut! Zeri, vetedija dhe vota shqiptare, ne zgjedhjet e ardhshme ne Maqedonine eVeriut duhet te jene si nje vote me emblemen shqiptare, me tharmin e genit shqiptar, vetem per shqiptaret, vetem per partite politike shqiptare, vetem per fuqizimin e vendosjen ne vendin e duhur historik, politik e shoqeror te faktorit shqiptar atje.
Kush e pin ujin dhe e han buken me emrat shqip “uje” e “buke”, kete radhe ka vetem nje vote te madhe, VETEM PER FAKTORIN SHQIPTAR!
Kombi yne thote: ‘BASHKIMI BEN FUQINE”! Kete e vertetoi edhe faktori shqiptar ne zgjedhjet e fundit ne Mal te Zi. Kete e kane provuar dhe vertetuar edhe Epokat lavdimedha Skenderbegjane dhe Enverjane!
Shqiptar mos u mashtroni! Vota juaj duhet te peshoje rende e, te bashkohet vetem ne nje vend, duhet te vleje vetem per shqiptaret! Vota e bashkuar e shqiptareve ne Maqedonine e Veriut, leviz nga vendi edhe Sharrin!
Mos harroni:
Kurre nuk do te votonin se bashku, as ne shumice, maqedonasit, per shqiptaret, sado thirrje qe ‘mund’ t’u drejtonin ata!
Ne, perse duhet t’u japim vote atyre, kur ata mohojne historine, gjuhen e kulturen tone?!
Per hir te ÇESHTJES SE MADHE KOMBETARE, jam besimplote se te gjithe shqiptaret shqipfoles dhe ata qe kane humbur vetem gjuhen, por jo genin shqiptar, ne zgjedhjet e ardhshme ne Maqedonine e Veriut do te flasin vtem me nje ‘gjuhe’, me ate te votes se bashkuar shqiptare, per shqiptaret.
Le ta perbashkojne voten e tyre shqiptaret, ne Maqedonine e Veriut, rreth Flamurit te tyre kombetar kuq e zi, me te vetmin qellim, qe : Ta perafrojne stinen e madhe te perbashkimit kombetar!
Vota shqiptare, ‘Kuq e Zi’, vetem per shqiptaret, e jeteson Idealin Madhor Kombetar!

Tiranë, 8 Mars 2020!