Vota e shpresës për Medvegjën, Muharrem Salihu

Me mikun tim Agim Keka në mbështetje te Muharrem Salihu, bartes i listes”Të gjith për Medvegjen!

Nesër, më 08.09. 2019, në Medvegjë do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Shqiptarët autokton në këtë komunë kanë mundësi të bëjnë ndryshimin e madh, duke votuar per njerëz të dëshmuar si kombëtarisht ashru edhe në sferën profesionale.
Një prej tyre është Muharrem Salihu, një bisnismen i suksesshëm, një bir i Medvegjës që ka investuar miliona euro në një fabrikë, një biznesmen i suksesshem në Itali, pronar i 6 Restoranteve në Venedik dhe aksionar i një Hoteli me Renome ne Venedik!
Ka biznese edhe ne Malta dhe ne Zvicër!
Salihu është shpresë e kthimit të shqiptarëve të Medvegjës në trojet e tyre!
Trashëgimtari i Heroit e patriotit të madh shqiptar Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina duke e vlerësuar dhe përkrahur këtë kandidatur, ka vizituar sot bartësin e listës “Të gjithë për Medvegjën”.
Prishtina ka bërë thirrje që të votohet kjo listë dhe Muharrem Salihu, duke e quajtur atë shpresë për Medvegjën.
“Vota për bartësin e listës APN & PD, është votë shprese për shqiptarët e Medvegjës” ka thënë Prishtina.
“Muharrem Salihu, me sakrificat dhe investimet e tij, hapjen e afro 100 vendeve të punes dhe një investimi mbi 10 milion euro, është shpresa reale për shqiptarët në zgjedhjet që mbahen nesër” ka shtuar Prishtina.
Vlen të theksohet se Presidenti serb Aleksander Vuqiq, ka vizituar Medvegjën dy herë brenda një kohe të shkurtër duke e perseritur se “Medvegja gjithmonë ka qen dhe do mbetet Serbi”.
Përndryshe Muharrem Salihu, është i biri i Brahim Currit, i cili ishte njëri nga organizatorët e referendumit të marsit të vitit 1992. Ai para 30 viteve ishte simbol i Plisave të bardh dhe ishte i pari që hodhi nënshkrimin në komunën e Medvegjës për themelimin e organizimit politik të shqiptarëve ne Medvegjë!
Vota për numrin 5, është votë për shpresë, prandaj nesër ju bëjmë thirrje të votoni për të ardhmen. Voto 5!
Muharrem Salihu, gjithashtu gjatë referendumit te vitit 1992, i printe organizimit në Zvicër.