Votohen ndryshimet ligjore për rritjen e mbështetjes për klubet e sportit nga 6 në 10 milion euro

Me procedurë të shkurtër në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, deputetët sot me 62 vota “pro” dhe asnjë “kundër”, i miratuan ndryshimet e Ligjit për tatim të fitimit. Me këto ndryshime, mbështetja e deritanishme e klubeve të sportit nga gjashtë rritet në dhjetë milionë euro.

Siç elaboroi Dime Vellkovski, (njëri nga propozuesit e ndryshimeve ligjore) me tekstin e propozuar rritet vlera e vauçerëve, të cilët i fitojnë subjektet sportive nga kompanitë përmes Agjencisë për rini dhe sport. Ndërsa qëllimi sipas tij nuk është vetëm t’ju dilet në ndihmë sportistëve, por edhe të motivohen tatimpaguesir për të dhuruar në sport.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, gjatë këtij debati akuzuan se këto ndryshime janë vetëm kozmetike, të cilët do të mundësojnë ndikimin e politikës në sport.

“Agjencia për rini dhe sport është vetëm transmetues i mjeteve. Nuk është e saktë se arbitër i vauçerëve. Transparencë më të madhe se kjo nuk mund të ekzistojnë. Këto mjete janë dyfishë më të mëdha nga ata të siguruara vitin e kaluar. Ndërkohë, një kompanie i jepet mundësia të investojë në të gjitha sportet, për dallim kur më herët, si ishte vendimi i vjetër, një kompani mund të investojë vetëm në një sport”, theksoi Vellkovski.

Sipas deputeti të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, këto ndryshimeve ligjore nuk do t’i zgjidhin problemet e klubeve.

“Mbetet kufizimi i lartësisë së mjeteve të cilat mund ti fitojnë klubet. Evidente është edhe ndikimi i politikës në sport. Nuk na duhet politikë në sport. Duhet të hiqet mundësia që drejtori i Agjencisë për rini dhe sport të vendosë cili klub, vallë dhe sa mjete do t’i fitojë”, theksoi Dimovski.

Ndaj këtij fjalimi u ndërlidh edhe bashkpartiaku i tij Dragan Cukllev, duke theksuar se ky ligj është edhe një vërtetim për populizmin e pushtetit – Po hedhim mjete të reja pa analizë”, tha Cuklev.

Ndryshe, në mbrojtje të këtij vendimi ligjor u ndal deputeti Samka Ibraimovski, i cili njëherit vlerësoi se është i nevojshëm një ligj i ri për Agjencinë për rini dhe sport, si dhe ndarje e më shumë mjeteve për klubet e futbollit.