Vrasja e kosovarit me sëpatë nga gruaja e tij, gjykata i shqipton burgim gruas …

Më katër tetor të vitit 2018 në një rrugë të Francës u gjetë pa shenja jete, i masakruar kosovari 33-vjecar, Artan Sekiraqa. Ai u vra në mënyrë mizore nga gruaja e tij, Suzana duke u goditur me sëpatë më shumë se dhejtë herë. E dyshuara kishte ikur nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar më pas në Kosovë. Gjykimi për këtë rast të rëndë është mbajtur në Kosovë. Sot organet e hetuesisë vendore i dhanë 25 vite burgim Suzanës për veprën penale ‘vrasje e rëndë”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda sot e ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarës S.Z-S për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E akuzuara S.Z-S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) viteve, në këtë dënim të akuzuares i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 05.10.2018 e tutje.

E akuzuara S.Z-S është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 21.09.2018, rreth orës 08.30 në banesën e saj 39 A Grande Rue në Dole – Francë, ku ishin edhe duke jetuar, me dashje e kishte privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj tani të ndjerin A.S duke e goditur me mjetë të mprehtë – sopat të paktën 11 herë në pjesën e qafës e që këto veprime të dhunshme kanë shkaktuar prerjen e kokës, ku kishte mbetur e ngjitur me trungun vetëm me një pjesë të hollë të lëkurës.

Me aktvendim të veçantë të akuzuarës S.Z-S i vazhdohet paraburgimi derisa aktgjykimi të marr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gazeta Express në vazhdimësi ka raportuar për këtë rast. Para më shumë se gjashtë viteve, Artan Sekiraqa, nga Prishtina, kishte marrë rrugën për në Gjermani bashkë me gruan Suzanën për shërimin e djalit të vetëm të tyre.

Ai ishte martuar në Kosovë me Suzana Zogianin. Pas një kohe martesë, çifti e lindi një djalë. Por sipas familjarëve Artani bashkë me Suzanën disa vite pas lindjes së djalit morën rrugë drejt Gjermanisë.

Gjithë kjo për t’ia gjetur ilaçin djalit të tyre, ngase të njëjtit i ishin shfaqur disa probleme shëndetësore, intervenimi i të cilave mund të bëhej vetëm jashtë Kosovës.

Menjëherë pasi shkuan në Gjermani, familja Sekiraqa aplikoi për azil, por aty u refuzuan nga autoritetet gjermane. Kështu, Artani bashkë me familjen treanëtarëshe, morën rrugë drejt Francës, për t’u sistemuar atje.

E në këtë shtet Artani e gjeti vdekjen. Ai dyshohet se u vra me sëpatë nga gruaja e tij Suzana, gjatë së shtunës së kaluar.

Askush nga familja nuk po e di se pse ka ndodhur kjo tragjedi, ani se nga familja deklarojnë se çifti disa herë kishin pasur probleme me njëri-tjetrin.

“Para gjashtë viteve ka kërkuar azil në Gjermani për me kërkua shërim për djalin e sëmurë. Atë kohë ka dalë bashkë me nusën. Djali diçka në kokë pat pasë. Aty nuk e pranojnë edhe shkon në Francë. Atje e lindin edhe vajzën.Me nusen qysh na e dimë janë njoftua vetë”, rrëfehen në kushte anonimiteti nga familja e Artanit të vrarë.

E menjëherë pas vrasjes së burrit, Suzana, mori fëmijët dhe u kthye për në Kosovë, ku në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata franceze, ajo u arrestua në Prishtinë nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.