VV e ka opsion qeverinë edhe pa LDK’në, ja se si mund të ndodh…

Lëvizja Vetëvendosje është në pritje totale të përgjigjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, nëse nuk arrihet marrëveshja me partinë e drejtuar nga Isa Mustafa, Vetëvendosje, paralajmëron që do të mund shkojë edhe në qeveri të pakicës.

“Ne po insistojmë në një marrëveshje të drejtë me LDK-në si partner në qeverisje dhe do të tentojmë që deri në fund ta arrijmë. Por, edhe qeveria e pakicave është një opsion, por ne jemi të vendosur që të punojmë drejt një marrëveshje me LDK-në”.

Sveçla tha se LDK-ja duhet të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të saj dhe më pas të vendosë për ofertën e Albin Kurtit, që sipas tij, është shumë gjeneroze.

“Në takimin e fundit të dy subjekteve politike ne jemi dakorduar që oferta jonë të shkojë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së dhe të marrim përgjigje zyrtare në këtë ofertë tonën. Sa i përket letrës, oferta e Levizjes Vetëvendosje është ofertë zyrtare e kësaj partie.

Sveçla tha se janë duke e pritur përgjigjën e tyre dhe në bazë të asaj përgjigje të ndërmerren edhe hapat e ardhshëm. Brenda letrës ai tha se është edhe një kërkesë për takime me LDK-në.

Zgjedhja e Glauk Konjufcës kryeparlamentar për Lëvizjen është një punë e kryer.

“Kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca, është zgjedhur me 75 vota dhe në mënyrë shumë demokratike. Ai është i duhur për këtë pozitë për të bërë çkapjen e shtetit dhe besoj se do të tregojë sukses. Nëse dikush ka vërejtje ndaj punës së tij ka të drejtë të bëjë kërkesën për shkarkim nëse arrijnë votat. Ai është i denjë për këtë post dhe Vetëvendosje nuk lëviz nga ky qëndrim”.

Ndërkaq, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, sot gjatë ditës tha se ndjehet optimiste për arritjen e marrëveshjes duke thënë se partia e saj nuk do ta inicojë shkarkimin e Konjufcës nga kryeparlamentari./klankosova.tv/