“Wizzair” anulon fluturimet për në Romë, suspendohen të gjithë fluturimet për në Itali

“WizzAir” kumtoi se nga sot i anulon të gjithë fluturimet për në Itali si rezultat i vendimit për masa restriktive nga kryeministri italian, me qëllim që të kontrollojë paraqitjen e korona virusit në vend.

Të gjithë ata që kanë rezervuar drejtpërdrejtë në wizzair.com ose në aplikacionin celular të kompanisë, do të marrin njoftim në postën e tyre elektronike, ku do tu ofrohet rezervim tjetër falas, kthim i gjithë mjeteve ose 120% kthim i çmimit në kredi.

Udhëtarët mund të zgjedhin një nga opsionet e lartpërmendura duke klikuar në linkun në postën e tyre elektronike dhe lehtë të zgjedhin opsionin më të mirë përmes platformës për vetë shfrytëzim.

Udhëtarët që i kanë bërë rezervimet përmes agjencive turistike – duke përfshirë edhe agjencitë përmes internetit, duhet të kontaktojnë me kompaninë nga e cila i kanë blerë biletat, – thonë nga wizzair.