Xhaferi: Kuvendi i Maqedonisë shpërndahet më 11 shkurt

“Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të shpërndahet 60 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 12 prillit, gjegjësisht më 11 shkurt”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët.

Kah fundi i dhjetorit, deri te Kuvendi duhet të vijnë propozimet me emrat e Qeverisë teknike e cila duhet të zgjidhet 100 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, që të mundet Xhaferi më 3 janar të caktojë seancë për votimin e Qeverisë së re.