Xhaferi: Vazhdojmë me përkushtim drejt BE-së

Kryeparlamentari Talat Xhaferi siguron për angazhimin e kuvendit në drejtim të marrjes së ftesës për në BE, duke përforcuar institucionet dhe respektuar liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

“A meritojmë ftesë? Gjithsesi se po dhe për këtë pajtohen të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë. A do të vazhdojmë në drejtim të njëjtë me përkushtim edhe më të madh, gjithsesi se po, që të mundësojmë institucione funksionale, sundim të së drejtës për të gjithë, respektim të të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe krijim të mundësive për rritje dhe zhvillimin e rinisë së shëndoshë, të guximshme e cila i shikon punët drejt në sy dhe i thotë ashtu siç janë.”,- tha kryeparlamentari, Talat Xhaferi.

Sipas Xhaferit, 2020-a mund të sjellë sfida të reja, edhe të paparashikuara, por kuvendi sikurse deri më tani, me qëllim të nënvizuar qartë do të arrijë që t’i tejkalojë të njëjtat dhe përmbush pritjet e qytetarëve.