Xhemaili: Hapja e pikës kufitare Bellanoc- Stançiq, ngjarje me përmasa kombëtare

Ministri pa resor i obliguar për investime vendore i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hisen Xhemaili ka thënë është ngjarje shumë e rëndësishme mes dy vendeve hapja e pikës së re të përbashkët kufitare Bellanoc- Stançiç, projekt i financuar nga fondet IPA të BE-së, është e një rëndësie të veçantë për qytetarët nga të dyja anët.

“Vendkalimi Bellanoc – Staniçiç do lidh Maqedoninë dhe Kosovën, do i jap një impakt të ri raporteve ndërmjet Likovës dhe Gjilanit duke shkurtuar rrugën për komunikimin e banorëve të kësaj ane për më shumë se 60 km, duke pas parasysh se atyre i është dashur të udhëtojnë me kilometra për kalimin e kufirit. Pika kufitare ka edhe shumë rëndësi strategjike për shkak të pozitës gjeografike e cila lidh 3 shtete Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në atë që njihet si ‘’Trekëndëshi i kufirit’’ në aspektin e ekonomisë dhe tregut, qarkullimit të njerëzve etj…”, tha ministri Xhemaili.