Xherma, vula e fitoreve të BDI-së

Sonte, rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim në fshatin Xhermë ka mbajtur kuvendi i nëndegës së forumit rinor të fshatit Xhermë, ku të pranishëm ishim kryetari i degës së Tetovës Florin Besimi, Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës Valmir Aziri dhe funksionerë të tjerë, me ç’rast për kryetar të forumit rinor të Xhermës është zgjedhur Xhevdet Selmani. Temë diskutimi në këtë kuvend kanë qenë zgjedhjet e 12 prillit dhe sukseset e vazhdueshme të BDI-së. Nga BDI u shprehën se rinia është forca që e drejton dhe forcon BDI-në. Ata përgëzuan të rinjtë që janë pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim, duke theksuar se numri i anëtarësimeve të reja ka shënuar vazhdimisht rritje. Mes tjerash u tha se fitorja e BDI-së është e dukshme nga prezenca masovike e njerëzve nëpër takime. Qytetarët vazhdimisht po bëhen pjesë e urganit blu BDI!