Ylber Rufati, zëvendës i ri i avokatit të popullit për Kërçovën

Kërçovë, 10 janar – Zëvendësavokati i sapozgjedhur i popullit për Kërçovën, Ylber Rufati pas marrjes së detyrës deklaroi se do të punojë në interes të qytetarëve me qëllim që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë liritë dhe të drejtat e tyre.

“Do të punoj në interes të qytetarëve që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë liritë dhe të drejtat e tyre. Administrata publike të bëhet servis i vërtetë dhe të zhvillohet marrëdhënia e pushtetit ndaj qytetarëve. Në mënyrë të ndershme dhe profesionale do t’i ndjekim dhe monitorojmë organet e pushtetit dhe në të gjithë këtë shpresoj se do të jemi të suksesshëm”, thotë Rufati.

Në kompetencë të zyrës së zëvendësavokatit të popullit në Kërçovë krahas Komunës së Kërçovës janë edhe komunat Ohër, Strugë, Dibër, Pllasnicë, Vevçan dhe Makedonski Brod”, thotë Rufati.

Rufati si zëvendësavokat i popullit u zgjodh në seancën e 123-të kuvendore. Në këtë seancë si zëvendësavokate e re e popullit për zyrën në Manastir u zgjodh, Liljana Ilievska.