Zaev: Asgjë nuk ka ndryshuar në VMRO-DPMNE, nuk kanë kurrfarë oferte kuazipatriotët

Velesi është themeli, ruajtësi i identitetit, kulturës dhe gjuhës maqedonase dhe jam krenar që sot këtu mund të them se ai është i garantuar dhe i sigurt, porositi kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tribunën qytetare sot në Veles nën moton “Në rrugën e drejtë”.

Që nga Haxhi Konstaninov Xhinot, përmes Rajko Zhinzifovit, Vasil Gllavinovit e deri te Panko Brashnarov dhe Koço Racini, Velesi, shtoi, e thyente rrugën drejtë lirisë, drejtë progresit dhe zhvillimit.

“Si shumë herë deri më tani Velesi e ka trasuar rrugën drejtë progresit, drejtë zhvillimit. Ashtu është edhe sot. Kështu do të jetë edhe më 12 prill”, porositi Zaevi.

Sipas tij, asgjë nuk ka ndryshuar në VMRO-DPMNE dhe tha se partia opozitare nuk ka kurrfarë oferte, ndërsa shet patriotizëm të rremë.

“Nga secili dru nuk bëhet fyell. E dimë se kush janë, iu ofruam që bashkë të udhëheqim kur duhej të zgjidheshin çështjet e mëdha. Por jo, ikën, nuk kishin guxim, kuazipatriotët. Ofrova që bashkë të punojmë për reformat, bashkë të punojmë për ekonominë. Jo. Edhe këtë e refuzuan. Sepse nëse hynë bashkë do të shihet e gjithë pasqyra e rreme e kuazipatriotizmit të tyre. Ikin edhe sot e kësaj dite. E dimë edhe se kush janë dhe si janë dhe nuk do t’iu lejojmë që të na kthejnë prapa, sepse bëhet fjalë për shtetin tonë dhe të ardhmen tonë. Asgjë nuk ndryshon te VMRO-DPMNE-ja dhe për këtë ata nuk mund të ofrojnë kurrfarë rilindje, sepse nuk kanë mbështetje nga qytetarët”, theksoi Zaevi.

Aim mes tjerash, shfaqi kënaqësi që partia u bë pjesë e Aleancës progresive, e cila lufton për të drejtat e njeriut, barazi dhe kundër radikalizmit.

Ai nënvizoi se partia vazhdon në rrugën e drejtë, e cila qon drejtë përparimit dhe ndërtimit të një shoqërie për të gjithë.