Zaev: Deklaratat e ndryshme të Mickoskit brenda dhe jashtë vendit janë joserioze dhe i sjellin dëme shtetit

Kryeministri Zoran Zaev konsideron se nuk është e ndershme dhe është joserioze nga lideri i opozitës VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të jep deklarata të ndryshme kur është në shtet dhe deklarata të ndryshme kur është jashtë shtetit, mbase konsideron se kjo i sjell dëme shtetit tonë.

“Të gjithë e kemi parë publikisht. Ishte publike se ai mbështet gjithçka që është e mirë në këtë marrëveshje. Nuk e di pse ai pasi të kthehet në shtëpi sërish bënë deklarata të ndryshme. Kjo nuk është aspak serioze. Pra, nuk është serioze së pari për shtëpinë, për qytetarët, pastaj është jo seriozë për fqinjët. Bullgaria është miku ynë, ne nënshkruam një Marrëveshje për miqësi. Ai shpesh e ka klasifikuar marrëveshjen si kapituluese, si të keqe për shtetin, pastaj shkoi në mbledhje, e konfirmoi atë edhe para kamerave dhe më parë e ka konfirmuar atë në takime të tilla bilaterale të PPE, për ta ndryshuar mendimin përsëri në fund të ditës dhe të thotë që është kundër”, tha Zaev në një pyetje të gazetarëve duke komentuar eurodeputeten bullgare Kovaçev se ata nuk kanë marrë përgjigje të qartë nga Mickoski nëse partia do ta respektojë Marrëveshjen për miqësi të mirë me Bullgarinë, pavarësisht deklaratave të mëparshme se ai ka dhënë mbështetje për dokumentin.

Kjo, shtoi Zaev, është shumë jo serioze, mbase thotë ai, kështu nuk kërkohet mbështetje nga miqtë për BE, për NATO, për të shpërndarë përvoja me IPA fondet, për të shpërnda përvoja me kapacitet tjera të cilat i posedon për t’i ndihmuar shtetit.

“Është e pandershme të paktën para qytetarëve të vetë ta bëj këtë. Për mua më mirë do të ishte të thotë dëgjoni atë që Zaevi e ka nënshkruar, ajo është ashtu, ka përfunduar më, të ecim përpara. Këtë e bëjnë politikanët përgjegjës. Ne kemi politikanë tjerë nga rajoni që e kanë bërë këtë, por kështu sjellje të papërgjegjshme i sjell dëme shtetit”, u shpreh Zaev duke shtuar që Mickoski duhet vetë të sqarojë.

Sipas tij, vetë video incizimi është fakt i mjaftueshëm që Bullgaria duhet të na mbështet, të na ndihmon, si një nga dy vendet fqinje anëtare në BE dhe se kryeministri Borisov në takimin e tyre në Selanik jo rastësisht ka shfaqur shqetësim së a janë të gjithë pro NATO-s dhe BE-së.

“Prandaj pyet nëse ato marrëveshje të arritura respektojnë të gjithë dhe mbështesin të gjithë. Dhe kjo është shumë e logjikshme që dikush ta kërkojë atë. Nuk është logjike ajo që ndodh që një herë të na mbështet, herën tjetër nuk na mbështet. Por në fund, video incizimi duhet të jetë konfirmim serioz edhe për miken tonë, eurodeputeten Kovaçev, e cila sigurisht është e shqetësuar nëse politikat që ai gjeneron përmes PE do të qëndrojnë miqësisht pozitive. Unë besoj se ato do të jenë pozitive dhe miqësore”, u shpreh Zaev pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për reforma në drejtësi tek Qeveria.