Zaev: Gruevski nuk mund të shpëtojë nga dënimi dhe përgjegjësia

Askush nuk mund të shpëtojë nga dënimi dhe përgjegjësia e vet, madje përfshirë edhe Nikolla Gruevskin, tha kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të sotëm të Gramatikës për Gjuhën Bashkëkohore Rome.

“Bota është një fshat global. Askush nuk mund të shpëtojë nga dënimi dhe nga përgjegjësia e vet. Unë besoj se shumë shpejt do ta përjetojmë momentin kur secili do ta vuajë dënimin, ashtu edhe Nikolla Gruevski”, deklaroi Zaevi.

Gruevski, siç tha kryeministri Zaev, ishte qytetar i lirë deri në momentin derisa Gjykata nuk lëshon urdhër për sjelljen e tij për vuajtjen e dënimit, por dy ditë më herët ai e braktisi shtetin.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski para pothuajse një viti u arratis nga vendi që mos ta vuajë dënimin me dy vjet burg për rastin “Tenk”. Me ndihmën e diplomatëve hungarezë, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë u arratis në Hungari, kur kërkoi azil dhe fitoi azil politik.

Autoritetet e Maqedonisë pas Gruevskit shpallën fletarrest ndërkombëtar dhe kërkuan ai të ekstradohet.

Gruevski akuzohet për disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike, për çfarë Kuvendi ia hoqi imunitetin, ndërsa për një pjesë të tyre në mungesë i është caktuar edhe paraburgim.