Zaev: Jam politikani i vetëm maqedonas që kam punuar për shqiptarët, andaj do të kërkoj mbështetjen e tyre

Kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev mbrëmë ka deklaruar se në të gjitha zonat në të cilat jetojnë shqiptarë, partia e tij do të del me kandidat shqiptarë në zgjedhjet e 12 prillit.

“Do të kemi kandidat shqiptar për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shqiptarë, tek e para, e dyta, e treta dhe gjashta. Paraprakisht do ta masim rejtingun e tyre dhe pastaj në atë formë do të vendosim”. tha Zaev.

E duke folur për votat shqiptare kreu social-demokrat tha se pret që të njëjtat t’i konfirmojë më 12 prill.

“Presim këto vota t’i konfirmojnë edhe gjatë zgjedhjeve të 12 prillit”, deklaroi Zaev.

Shtoi se është politikani i vetëm maqedonas që ka punuar për shqiptarët dhe prandaj do të kërkon mbështetjen e tyre.