Zaev: Jemi në bisedime me kompani për investime që i kalojnë 2 miliardë euro

Zaev: Sigurojmë standarde infrastrukturore botërore në Zonat zhvillimore teknologjike industriale.
Planifikojmë të sigurojmë standarde infrastrukturore në Zonat industriale për investitorët të cilët kanë vendosur të investojnë në vendin tonë, ka thënë kryeministri Zoran Zaev gjatë mbikëqyrjes së punëve në unazën dhe intervenimet infrastrukturore në Zonën zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) në Prilep.

Zaev ka thënë se ndërtimi i unazës që e rregullon komunikacionin deri te zona dhe rruga rajonale Prilep- Manastir është në fazë përfundimtare si dhe infrastruktura e brendshme në zonë që është investim i përgjithshëm prej 350 milionë denarë. Prej tyre 240 milionë denarë janë për unazën, nga 50 milionë për ujësjellësin dhe rrugët në zonën që lidh fabrikat dhe tokat e lira për investitorët e ardhshëm. Ai ka informuar se në rrjedhë është ndërtimi i rrugës mes dy investitorëve në zonën e Prilepit që do të lidh edhe tokat e tjera për investitorët e ardhshëm.

Zaev madje ka thënë se në vijim janë negociatat me numër të madh kompanish të interesuar të investojnë te ne.

“Vlera e projektuar e të gjitha kompanive me të cilat bisedojmë për vendime për investime janë më të mëdha se 2 miliardë euro. Vendimet infrastrukturore janë të favorshme edhe për kompanitë lokale për bashkëpunim me investitorët. Me këtë rriten punësimet si dhe nxitet zhvillimi lokal ekonomik”, ka thënë Zaev. Siç ka shpjeguar Aleksandar Mlladenovski, drejtor i ZZHTI nga fundi janë punët infrastrukturore dhe funksionimit të plotë në mbarë vendin.

Ndërkohë, sipas ministrit për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, rregullimi i infrastrukturës në vend është prioritet i Qeverisë. Ndryshe, për ndërtimin e rrugës ekspres Gradsko- Prilep punët tërësisht pritet të përfundojnë për një vit e gjysmë.