Zaev: Jemi të kënaqur nga raporti i KE-së, ky është konfirmim se jemi në rrugën evropiane

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se është i kënaqur me raportin e Komisionit Evropian, i cili vlerëson se vendi ynë ka bërë përparim të konsiderueshëm në të gjitha fushat dhe i rekomandon Këshillin të marrë vendim pozitiv.

“Për mua ky është një konfirmim që njerëzit tanë, Parlamenti, Qeveria i kanë përmbushur detyrimet e tyre. Ajo që varet nga ne ka mbaruar dhe vetë raporti konfirmon se kemi dërguar porosi serioze se po vazhdojmë në rrugën evropiane. Me sa duket mendohet për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe reformat tjera që u përpunuan përmes ligjeve për reforma në administratën publike, vazhduan me plotësimin stafin e ASC, AOT, shërbimet e sigurisë, ndërkaq në Parlament është ligji për ndryshimin e Agjencisë së zbulimit”, tha Zaev duke u përgjigj në pyetje e gazetarëve në konferencën e sotme për media.

Ai me këtë rast e potencoi edhe punën serioze të Komisionit Antikorrupsion, si dhe se lufta kundër korrupsionit dhe krimit vazhdon me rritëm të përkushtuar.

“Raporti është verifikuar sot nga nga e KE-së dhe do t’i përcillet vendeve anëtare nga presim që Këshilli Evropian të marrë vendime pozitive. Për mua është e rëndësishme ajo që na takonte neve ta përfundojmë dhe e përfundonim. Kjo u konfirmua dhe në qershor edhe tetor, ndërsa tani është verifikuar gjithashtu se ne vazhdojmë pavarësisht gabimit historik të bërë ndaj Republikës së Maqedonisë të Veriut në samitin e tetorit të Këshillit të Evropës” , tha Zaev.

Ai me këtë rast dërgoi porosi deri te qytetarët evropian, deri te liderët, si dhe Komisionit Evropian, i cili, siç tha , tashmë e ka përfunduar punën, ta plotësojnë premtimin e tyre.

“Potencoj edhe një herë. Ne nuk presim anëtarësim të menjëhershëm, në presim pas 15 vjetëve vendim për të marrë datë për fillimin e negociatave dhe hapjen e kapitujve të parainkuadrues, ku përmes reformave dhe transformimeve të vërteta do të jemi në gjendje t’i shfrytëzojmë mjetet e mëdha evropiane që do të rrisin standardin ekonomik të popullit tonë”, tha Zaev.

Ai tha se nuk do ta lejojë të komentojë kur pret vendim.

“Ajo që premtoi Këshilli Evropian ishte jo më vonë se maji përpara samitit për Ballkanin Perëndimor në Zagreb, i cili do të mbahet më 7-8 maj. Ne do të presim kur ata të jenë gati për të marrë vendimin. Shpresoj se ata do ta bëjnë të lumtur popullin tonë sa më shpejtë, ndërsa ne vazhdojmë të punojmë”, tha Zaev.

Në Raportin e Komisionit Evropian për përmbushjen e kushteve për negociata, i cili është baza mbi të cilën vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin këtë muaj nëse do të japin dritën të gjelbër për fillimin e tyre, vlerëson se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në të gjitha fushat dhe i rekomandon që Këshilli të marrë një vendim pozitiv.

Raporti duhet të publikohet më herët sot, ndërsa më vonë deri në fund të kësaj jave. MEDIAL ka qasje në këtë dokument të shkurtër në të cilin Komisioni Evropian e rishikon përparimin në fushat kyçe të reformave të kërkuara nga shtetet anëtare.

Dokumenti konkludon se duke pasur parasysh “përparimin e konsiderueshëm të arritur dhe përmbushjen e kushteve të vendosura unanimisht nga Këshilli në qershor të vitit 2018, Komisioni ka rekomanduar në paketën e tij të zgjerimit për vitin 2019 që Këshilli të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Në përgjithësi, Maqedonia e Veriut ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore”.

Duke nisur prej kësaj Komisioni Evropian rekomandon se vlerësimi nga viti 2019 nuk është ndryshuar se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat me BE-në. .