Zaev kërkohet në gjyq, i ftuar për rastin “Monstra”

Goran Naçevski, babai i Aleksandrit, njërit prej djemve të vrarë në rastin “Monstra”, kërkon që seancën e ardhshme të ftohet kryeministri Zoran Zaev, për siç tha ai të qartësojë disa gjëra. Gjykatësi Ognen Stavrev e siguroi se Zaev do të vijë të dëshmoj, si edhe shumë persona të tjerë që përmenden në bomba, por siç tha kur të vijë koha, jo seancën e ardhshme, raporton TV Shenja. Po ashtu, gjykatësi tha se do të sigurohet edhe videoja që Zaev që është publikuar në Kuvend, ku përmend rastin “Monstra”. Ndërkaq, Naçevski shtoi se ai këmbngul që Zaev të vijë më herët, sa është në pozitën e kryeministrit, pasi sipas tij tani pasojnë zgjedhjet dhe mund që të mos e vazhdoj të bartë këtë funksion. “Duam që seancën e ardhshme të vijë të dëshmoj kryeministri Zoran Zaev, për t’i qartësuar disa gjëra që i ka përmendur si në video si ‘sekret shtetëror’, ‘shërbimi sekret’, ‘rënia e telefonit në Liqenin e Smillkovës. Të vijë më herët, se pastaj do të jenë edhe zgjedhjet dhe mund të mos jetë më kryesministër, kurse në këtë pozitë, fjala e tij peshonë më shumë. Të mos ikë edhe ai dhe të lahet në xhakuzi sikurse Gruevski”, theksoi Goran Naçevski, babai i Aleksandrit. Kurse prokurorja e lëndës Fatime Fetai ju kundërpërgjigj duke i thënë se çdo person që do të dëshmoj e ka për obligim të flas vetëm të vërtetën, pavarësisht pozicionit. Ajo shtoi se Zaev sigurisht që do të dëshmoj, por edhe Ali Ahmeti, Bujar Osmani dhe Xhelal Bajrami, ata tha ajo, do të dëshmojnë një nga një.