Zaev: LSDM-ja tregon kujdes të vërtetë për bujqit

Kujdesi për bujqit vazhdon edhe më shumë, sigurojmë 200 milionë euro në vit mbështetje financiare vjetore për bujqit dhe zhvillim rural, theksoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi në takimin e sotëm me qytetarë dhe bujq në Krivogashtan, Mogillë dhe Ivanjevc.

Zaevi potencoi se tre vitet e fundit janë rritur subvencionet, pagesa e të cilave po zhvillohet rregullisht, me kohë dhe në mënyrë joselektive me çfarë, siç tha, tregohet në vepër kujdesi i vërtetë për bujqit dhe bujqësinë.

“Për këto tre vite, mundësuam mbështetje direkte dhe indirekte në bujqësi në vlerë historike rekorde mbi 430 milionë euro. E vendosëm naftën e gjelbër, 200 milionë denarë përfunduan mbrapa te 55.000 bujq dhe mbështetje për bujk të ri e rritëm prej 10.000 euro në 20.000 euro. Ju të cilët jeni prodhues të duhanit, shumë mirë e dini se i rritëm subvencionet për duan se ka tre kategori të subvencioneve, prej 60, 70 dhe 80 denarë për kilogram duhan në varësi të klasit të tij”, tha para të pranishmëve kryetari Zaev duke siguruar se kujdesi për bujqit, për bujqit e rinj dhe gratë fermere vazhdon edhe më shumë në katër vitet e ardhshme.

Zaevi tha se mbështetja financiare vjetore për bujqësinë dhe zhvillim rural e kanë dimensionuar në 200 milionë euro dhe paralajmëroi se deri në vitin 2024 do të sigurojnë plotësisht 100 për qind naftë të subvencionuar “të gjelbër” për të gjithë bujqit dhe dyfish më shumë para për kthim të tatimit personal.