Zaev: Mund edhe të mos jap dorëheqje nëse …

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ai nuk dëshiron që zgjedhjet të shtyhen, por se është e mundur për këtë të bisedohet dhe ai të mos jap dorëheqje nga funksioni nëse opozita i bllokon proceset e miratimit të ligjeve në Kuvend të cilat, siç vlerësoi ai, kanë rëndësi jetike për qytetarët.

“Zgjedhjet janë dakorduar dhe ato duhet të mbahen më 12 prill. Unë jam i pari që dua të kemi kujdes për këto procedura, por nëse lejohet opozita në mënyrë të dukshme në Kuvend të gjen mënyra, ndërsa ka të drejtë sipas Rregullores, t’i bllokojë ligjet për paga dhe pensione më të larta, për realizmin e projekteve shtetërore të cilat kanë rëndësi jetike për qytetarët, këto janë arsye serioze të bisedojmë edhe për shtyrjen e zgjedhjeve”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në fillimin e aktiviteteve për ndërtimin e objektit të ri për Sektorin për krim teknikë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Që LSDM-ja po përgatitet dhe dëshiron zgjedhje sipas Zaevit, flet fakti që për të premten partia ka caktuar seancë të Këshillit qendror, në të cilën duhet të vendos për kryeministrin e ri teknik dhe për zëvendësministrat shtesë të punëve të brendshme dhe punës dhe politikës sociale.

Por, shtoi kryeministri, nuk do të lejojmë interesi i shtetit të sillet në pyetje për arsye se ndonjë ka agjendë të fshehur e cila “mund të jetë madje edhe legjitime vetëm nëse nuk është në dëm të shtetit dhe qytetarëve”.

Zaev potencoi se një pjesë e madhe e këtyre ligjeve miratimin e të cilave, sipas tij, e bllokon opozita, duhet të miratohen në dhjetor sepse kanë lidhje me Buxhetin që të mund implementimi i tyre të fillojë në janar.

“Unë jam i pari që gjithmonë e respekton dialogun dhe tani e kam për qëllim tërësisht ta respektojë, por nuk do të jap dorëheqje nëse dikush i bllokon proceset e tilla, ndërsa pa parashtrimin e dorëheqjes nuk ka fillim të procedurës për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha kryeministri Zaev.

Ai shtoi se më mirë është të gjendet gjuhë e përbashkët dhe gjithçka të zhvillohet sipas marrëveshjes së arritur. Kjo sipas tij, është e mirë për ekonominë, biznesin, qytetarët, por është i përpiktë se nuk do të lejojë bllokim të miratimit të ligjeve.

Në kontekst të Qeverisë teknike, e cila duhet të formohet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 12 prill, sipas Zaevit ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski është një prej zgjidhjeve adekuate për kryeministër teknik.

Për atë nëse Spasovski është propozim i tij, Zaev tha se këtë do t’ia tregoj organit që vendos, pas së cilës edhe qytetarëve do t’u kumtojë cili është propozimi i tij dhe cili është vendimi i organit të partisë./GazetaExpress/