Zaev: Ndryshimi i emrave të shkollave në Çair në pajtim me nenin 26 të Ligjit për arsim fillor

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi publikoi se pas analizës së hollësishme ekipet juridike kanë konstatuar dhe e kanë informuar se ndryshimi i emrave të shkollave fillore në Komunën e Çairit është në pajtim me nenin 26 të Ligjit për arsim fillor, si dhe se nuk ka pasur nevojë për shumicë të Badinterit.

“Dje dhe sot i kontrolluam të gjitha aspektet të procedurës të mbajtjes së emrave të shkollave fillore në Çair. Pas analizës së hollësishme, ekipet juridike kanë konstatuar dhe më informuan se ndryshimi i emrave është në pajtim me nenin 26 të Ligjit për arsim fillor. Pas këshilli i shkollës ka marrë vendim për ndryshimin e Statusit të shkollës me çfarë ndryshohet emri dhe shtohet emri kushtetues i shtetit”, theksoi, e njëjta është konfirmuar edhe nga ana e Këshillit të Komunës së Çairit. Nuk ka pasur nevojë për shumicë të Badinterit, thekson Zaevi në publikimin në profilin e tij në Fejsbuk.Ai thekson se përgjegjësia para qytetarëve nënkupton edhe kontroll të hollësishëm të fakteve dhe parandalim të çfarëdo tentimesh për pikë politike mbi bazë të marrëdhënieve ndëretnike në vendin tonë.

“Është përgjegjësi të udhëhiqemi nga fjala e ligjit, nuk ka dhe nuk duhet të ketë hapësirë për përhapjen e nacionalizmit dhe ndarjeve. LSDM është parti udhëheqëse e konceptit një shoqëri për të gjithë e cila udhëhiqet vetëm nga fjala e ligjit”, qëndron në publikim.